Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45-vjeçarit Bledar Trëndafili, i cili u arrestua vetëm dy ditë më parë pasi dogji bashkëshorten e tij. Trëndafili u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë. Rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gusht, teksa bashkëshortja e tij ka qenë duke u kthyer nga puna, Trëndafili ka hedhur benzinë drejt saj dhe më pasi i ka vënë flakën. 31-vjeçarja u ndalua nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci pak metra larg banesës ku jetonte me nënën e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes.
“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se kryeministrit Edi Rama “i kanë rënë maskat”, pasi sipas saj ai ka zgjedhur të mbrojë...








