Gjobat për protestat e PD-së, gjykata rrëzon Bashkinë e Tiranës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar Bashkinë e Tiranës, për gjobat ndaj PD gjatë protestave.

Ky organ ka shfuqizuar sot të gjitha gjobat që Bashkia e Tiranës i kishte vendosur PD-së për demet gjatë protestave, shkruan ‘Faxweb’.

Gjykata ka vlerësuar se bashkia ka shkelur ligjin, shkruan ‘Faxweb’.

Gjithashtu është dhënë urdhëri për shfuqizimin e disa akteve që janë:

– “Akt Konstatimi mbi kundervajtjet administrative” Nr. 0041738, date 16.02.2019;

– “Procesverbal mbi kundervajtjet administrative” Nr. 007428, date 16.02.2019;

– “Procesverbal shoqërues i përcaktimit te dëmshpërblimit mbi kundervajtjet administrative” Nr. 001201, date 16.02.2019; dhe

Shfuqizimin e Vendimit Nr. 17553, date 24.04.2019 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë

Kujtojmë këtu se gjatë protestave të opozitës, u sulmuan disa nga institucionet kryesore në vend si Kryeministria, Kuvendi dhe Parlamenti.

Shpërndaje
Share.

Komento