Skip to content
Politikë

GJKKO shtyu seancën, avokati i Berishës: E njëanshme, kemi prova për Irena Gjokën  

· 1 min lexim

Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, pasi doli nga GJKKO  ka folur për mediat  lidhur me shtyrjen e vendimit për masën ndaj ish-kryeministrit për në datën 30 dhjetor, ora 12:00.

Sipas Gjokutaj pala mbrojtëse ka dërguar provat lidhur me gjyqtaren, Irena Gjoka, të cilës i kërkohet përjashtimi nga gjykimi i kësaj çështje, pasi thuhet se është e njëanshme.

“Gjykata e shtyu për në datë 30, të shikojmë nëse do të ketë gjykuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Sot kemi marrë provat që do të shoqërojnë kërkesën. Me provat që ne mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës. Provat tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares”, tha Gjokutaj.

Pritet që nesër të jepet një përgjigje nga gjykata lidhur me këtë kërkesë të bërë nga avokatët mbjotjës të Sali Berishës.