Skip to content
Politikë

GJKKO merr vendimin për Veliajn, çfarë informacionesh u mblodhën në dy muaj

· 1 min lexim

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit të GJKKO-së lidhur me çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë shqyrtimit, gjykata u njoh me ecurinë e hetimeve dy mujore të kryera nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas SPAK, deri tani janë kryer 114 veprime hetimore, përfshirë kontrollin e celularëve të sekuestruar si dhe marrjen e dëshmisë.

Sa i përket masës së sigurisë ndaj Veliajt, gjykata vendosi të mos bëjë asnjë ndryshim ai do të vijojë të qëndrojë në arrest me burg.