Skip to content
Politikë

GJKKO kaloi për për gjykim dosjen për inceneratorin e Fierit, a do mundet të shpëtojnë Bllako dhe Koka?

· 2 min lexim

GJKKO ka vendosur pas 10 orësh seancë që të kalojë për gjykim dosjen për inceneratorin e Fierit, për të cilin janë në burg 3 zyrtarë të lartë, si ish-ministri, Lefter Koka, ish-deputeti, Alqi Bllako dhe ish-zyrtare i FSHF, Arben Dervishaj.

Për ish deputetin Aliq Bllako, gjykata e konsideroi atë funksionar publik dhe jo zyrtar të lartë, duke lehtësuar pozitën e tij sipas ligjit.

Seanca për inceneratorin e Fierin është shtyrë të paktën 4 herë. Pasi avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që të pushohet çështja, por kjo kërkesë është rrëzuar.

Gijithashtu avokatët kanë kërkuar që ndaj personave të arrestuarve dhe të pandehurve të zhvillohet një gjykim i shkurtuar.

Akuzat ndaj të akuzuarve janë tre, “Shpërdorimit të Detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”.

Të gjithë personat e përfshirë, përveç Etleva Kondit kanë kërkuar që procesi ndaj tyre të zhvillohet më gjykim të shkurtuar.

Në një deklaratë për gazetarët, avokati i Arenc Myrtezanit, ish administratori i Inceneratorit të Fierit deklaroi për gazetarët se ka devijim të hetimit në lidhje me këtë çështje.

“Ka qenë detyrë e administratorit të ri dhe ministrit të ri që ka zëvendësuar Lefter Kokën. Është devijuar hetimi dhe kjo për mua është skandaloze. Personat që kanë shkelur rregullin e koncesionit. Nuk ka asnjë akt në dosje se kush e ka vendosur zëvendësimin e firmës.

Ekziston një vendim kure  kanë zëvendësuar si ortak nga Lefter Koka. Thotë që jam dakord që të zëvendësohet si ortak me kushtin që të përmbushë kushtet.  Nuk e di kush ka qenë ministër në shtator. Nuk e di nëse është i përfshirë apo nuk ka marrë pëlqimin e kësaj ministri. A e kanë njoftuar ministrin? Këtë nuk e di. Ka devijim të hetimit. Nuk mund të ngrihet akuzë- u shpreh ai.