Skip to content
Kryesore

GJKKO jep vendimin për Safet Bajrin dhe dy të akuzuarit e tjerë

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën “arrest në burg” për Safet Bajrin, Behar Brajoviç dhe Astmer Bilali, të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

Bajri u arrestua së fundmi pranë banesës së tij në Dobraç të Shkodrës dhe u transferua në kryeqytet.

Ai figuron edhe në bisedat e zbërthyera në aplikacionet Sky Ecc dhe Encrochat, ku përmenden krime të rënda, përfshirë plane për vrasje.

Seanca për Bajrin dhe dy të tjerët u ndërpre për arsye procedurale, pasi gjyqtarja Irena Gjoka duhet të verifikonte masën e dhënë më parë nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila ishte jashtë vendit. Pas rikthimit të gjyqtares Deda në punë, procedura e rikalimit të aktit të dosjes ka vazhduar.

SPAK dyshon se motivi i vrasjes mund të jetë hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës, që ndodhi më 15 korrik 2018, një muaj përpara vrasjes së Fatbardh Licit.