Skip to content
Kryesore

GJKKO jep vendimin për oficerin e policisë, nesër për shefin e Rrugores së Tiranës

· 1 min lexim

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për oficerin e Policisë Gjyqësore Edison Tabakun.

Gjatë seancës, ai ka refuzuar të flasë, por nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga SPAK.

Të martën, për caktimin e masës së sigurisë pritet të dalin para GJKKO edhe shefi i qarkullimit rrugor, Roven Zeka, dhe shefi i OPGJ-ve, Sokol Novaku, të dyshuar për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve të SPAK, Zeka dhe dy të tjerët kanë kërkuar një shumë prej 2 mijë eurosh nga Anisa Vrioni, një grua që kishte pësuar një aksident.

Këto para, të siguruara nga bashkëshorti i saj, Ergest Vrioni, ishin kërkuar për të shmangur arrestimin e Anisës dhe për të bllokuar nisjen e hetimeve për aksidentin.