Skip to content
Politikë

GJKKO jep vendimin për Jurgis Çyrbjan dhe Mashën

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Mashën.

Sipas informacionit të SPAK, ish-deputeti është futur në listën e sigurtë të Partisë Socialiste përmes ndikimeve të krimit të organizuar.

Po ashtu, Çyrbja dyshohet se ka favorizuar Altin Hajrin – një individ i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës – dhe anëtarë të grupit kriminal Farruku.

Ky veprim, sipas hetimeve, ka shërbyer për të shmangur ndjekjet e autoriteteve dhe për të mbështetur ata që ishin në arrati.