Skip to content
Kronikë

GJKKO jep vendimin: Burgim të përjetshëm për Xhuliano Hoxhën

· 1 min lexim

GJKKO ka dhënë vendimin për burgim të përjetshëm të shtetasit Xhulian Hoxha. Në vitin 2020 ai ka vrarë dy persona, Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani në qytetin e Elbasanit.

Runaj u vra me thikë dhe trupi i tij u hodh anës rrugës në afërsai të varrezave të qytetit të Elbasanit. Ndërsa Ramazani u ekzekutua në afërsi të shtëpisë së tij.

Gjithashtu është dënuar edhe një bashkëpunëtor i Xhulian Hoxhës, që e ka ndihmuar në vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Euglen Halili, i cili u dënua me 17 vite burg.