Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

09:30 05/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria po përjeton një bum turistik nga fqinjët italianë, duke u kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për pushime me buxhet të ulët në vitin 2025. Me çmime të përballueshme, natyrë të mrekullueshme dhe mikpritje autentike, Toka e Shqiponjave është zbulimi i ri i verës, shkruan Andrea Casamassima për të përditshmen italiane alanews.it.

Nga 15 euro fluturimi dhe akomodim ekonomik: Shqipëria është zgjidhja perfekte për një arratisje verore

Fluturimet direkte nga qytete si Roma, Milano, Bari, Venecia apo Bolonja për në Tiranë kushtojnë nga 15 deri në 30 euro nëse rezervohen me kohë. Aeroporti “Nënë Tereza” ndodhet vetëm 30 minuta nga qendra e kryeqytetit, e lehtësisht e arritshme me autobus ose taksi.

Tirana është pikënisja ideale për të eksploruar Shqipërinë, një qytet që ofron akomodime për çdo buxhet. Me bujtina, apartamente Airbnb dhe hotele të vegjël, mund të flini në qendër për rreth 20 euro nata për person, shpesh me mëngjes të përfshirë.

Vizitorët italianë zakonisht ndalojnë në kryeqytet për të shijuar atraksione si Sheshi Skënderbej, Bunk’Art 2 dhe lagjen e gjallë të Bllokut, dikur zonë e ndaluar gjatë regjimit komunist.

Nga Tirana në bregdetin jugor: bukuri natyrore që rivalizon Sardenjën

Aventurat e vërteta nisin kur udhëtimi vazhdon drejt Rivierës Shqiptare. Brenda tre orësh me makinë ose autobus, mbërrin në brigjet e jugut, ku deti i kristaltë, plazhet e paprekura dhe çmimet e arsyeshme e bëjnë këtë zonë një perlë të fshehur të Mesdheut.

Ksamili është një nga pikat më të frekuentuara, me ishuj të vegjël që mund të arrihen me not apo me varkë. Çmimi për një ombrellë dhe dy shezlongë varion nga 5 deri në 8 euro në ditë. Destinacione si Dhërmiu, Himara apo Gjipeja ofrojnë peizazhe të mrekullueshme, guralecë të bardhë dhe ujë të pastër që krahasohet me ato të Sardenjës.

Akomodimi në jug është gjithashtu ekonomik: 25-30 euro nata në dhoma të pastra dhe shpesh me pamje nga deti. Për grupe turistësh apo çifte, ndarja e kostove e bën udhëtimin edhe më të përballueshëm.

Sa kushton një udhëtim 2-3 ditor në Shqipëri për një italian?

Për ata që kërkojnë një arratisje të shkurtër por mbresëlënëse, ja një përllogaritje orientuese e shpenzimeve për 2-3 ditë:
• Fluturimi vajtje-ardhje Itali–Tiranë: 30–40 euro
• Akomodimi (2 netë): 40–50 euro
• Transporti për në jug: 5–10 euro
• Ushqimi ditor (ushqim tradicional + kafe + mëngjes): 10–15 euro
• Totali i përllogaritur: 90–100 euro për person

Ndërsa për ata që zgjedhin të qëndrojnë më gjatë, për më pak se 300 euro mund të kalosh një javë të tërë duke vizituar qytetet, bregdetin dhe atraksionet natyrore të vendit.

Shqipëria, vetëm dy orë larg, por një botë ndryshe

Përtej kostos së ulët, Shqipëria ofron një përvojë të pazëvendësueshme. Njerëzit janë të ngrohtë e mikpritës, ushqimi është i bollshëm dhe autentik, ndërsa plazhet, ndryshe nga ato të mbipopulluara të vendeve të tjera, ruajnë ende natyrën e tyre të paprekur.

Italianët nuk shkojnë vetëm për një herë, shumë prej tyre kthehen sërish, duke e konsideruar Shqipërinë si një kombinim perfekt mes aventurës, relaksit dhe ekonomisë.

Etiketa: italianepushime verore

Të tjera

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës
Aktualitet

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas burimeve...

09:39 11/06/2026
Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”
Kryesore

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Debati mbi investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri ka kaluar kufijtë e vendit dhe tashmë ka...

19:21 10/06/2026
Para
Komplot për grusht shteti, ish-presidenti brazilian në “arrest shtëpiak”

Komplot për grusht shteti, ish-presidenti brazilian në “arrest shtëpiak”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

09:39 11/06/2026
Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

17:25 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.