Mëngjesin e sotëm një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Gjirokastrës.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Meҫitë”, rreth ores 6 të mëngjesit të sotëm.
Makina e llojit ‘Citroen’ me targa AA650RV, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, është shkrumbuar plotësisht.
Burime nga policia bëjnë me dije se makina është në pronësi të Donjeta Xhelilit dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Por nuk thuhet akoma me siguri kjo gjë për shkakun e rënies së zjarrit dhe për këtë arsye policia ka nisur hetimet e mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(Balkanweb)