Gjesti i pazakontë i grabitësve në Brazil, puthin në ballë të moshuarën dhe refuzojnë t’i marrin paratë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një akt i pazakontë është regjistruar gjatë grabitjes së një farmacie në Brazil.

Disa persona të maskuar futen me armë brenda një farmacie, për ta grabitur.

Aty ndodhej edhe një grua e moshuar.

Kjo e fundit ka ngritur duart lartë dhe ka dorëzuar paratë, shkruan “Daily Mail”.

Në këtë moment grabitësit kthehen nga e moshuara, e cila tashmë ishte pushtuar nga frika.

Ata e puthën në ballë dhe i thanë: “Jo zonjë, nuk i duam paratë e tua”.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën, e cila po bën xhiron e rrjetit.

Pronari i farmacisë, Samuel Almeida u shpreh se grabitësit kanë vjedhur paratë që ndodheshin në farmaci, por kanë refuzuar të marrin ato që kishte e moshuara.

Shpërndaje
Share.

Komento