Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjermania vendos brigadë të përhershme në Lituani për mbrojtjen e NATO-s

09:31 22/05/2025
Reading Time: 2 min lexim
Gjermania vendos brigadë të përhershme në Lituani për mbrojtjen e NATO-s

Bundeswehr-i, ushtria gjermane, ka nisur zbatimin e një prej angazhimeve të saj më të mëdha të kohëve të fundit, vendosjen e përhershme të rreth 5,000 trupave në Lituani, në kuadër të forcimit të mbrojtjes së krahut lindor të NATO-s, përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia.

Më 1 prill në Vilnius u aktivizua zyrtarisht Brigada e 45-të e tankeve, e cila përbën bazën operacionale të kësaj njësie të re luftarake.

Kjo është hera e parë që Gjermania vendos një brigadë të tërë jashtë vendit për një stacionim të përhershëm. Stema e brigadës mbart simbolin e kullës Gedimina të Vilniusit, duke nënvizuar lidhjen mes dy vendeve.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e cilësoi këtë vendim si një “mesazh të qartë për çdo kundërshtar të mundshëm” dhe një garanci për mbrojtjen e çdo centimetri të territorit të NATO-s.

Lituania, me një popullsi prej tre milionë banorësh, është e pozicionuar në një zonë gjeopolitike tejet delikate,  midis Kaliningradit rus dhe Bjellorusisë, aleates së Kremlinit.

Në bashkëpunim me Gjermaninë, vendi baltik ka porositur 44 tanke moderne Leopard 2 A8, të njëjtin model që do të përdorë edhe Bundeswehr-i, për të rritur ndërveprimin dhe efikasitetin ushtarak.

Ndërtim i madh infrastrukture në Rudninkai

Ndërsa deri në fund të vitit 2025 pritet të jenë vendosur 500 trupa në terren, dislokimi i plotë i brigadës do të përmbyllet brenda vitit 2027. Ndërtimi i kazermave, infrastrukturës rrugore dhe zgjerimi i një linje hekurudhore në bazën stërvitore në Rudninkai, rreth 30 km nga kufiri me Bjellorusinë  është në zhvillim.

Paralelisht, në qytetet Vilnius dhe Kaunas po ndërtohen shkolla dhe kopshte për familjet e personelit ushtarak.

Megjithatë, sigurimi i forcës së plotë 4,800 ushtarë dhe 200 punonjës civilë  mbetet një sfidë.

Për këtë arsye, qeveria gjermane ka miratuar një ligj të ri, të njohur si “Neni i pikë-kthesës”, që parashikon paga më të larta dhe kushte më të favorshme për shërbimet brenda dhe jashtë vendit.

Kushte të posaçme për Bundeswehr-in në Lituani

Bazuar në marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në shtator 2024, Gjermania ka të drejtë të përdorë infrastrukturën lituaneze pa qira, të magazinojë pajisje ushtarake, të operojë zyra postare ushtarake dhe të hapë shkolla në gjuhën gjermane sipas programeve arsimore të njohura nga autoritetet lituaneze.

Që prej vitit 2017, Gjermania ka udhëhequr një njësi shumëkombëshe të NATO-s në Lituani.

Tani, ajo njësi është vendosur nën komandën e brigadës së re, duke thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe përforcuar mbrojtjen kolektive në kufijtë lindorë të aleancës.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gjermaniaNATO

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
SKY ECC “Black Eagle” / Apeli: Paratë e kokainës pastroheshin në Shqipëri

SKY ECC “Black Eagle” / Apeli: Paratë e kokainës pastroheshin në Shqipëri

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English