Skip to content
Të Gjitha

Gjendet pa shenja jete pranë rrugës dytësore të Sukthit një 44-vjeçar

· 1 min lexim

Një person është gjetur i pajetë rreth orës 13:15 në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth.

Viktima është identifikuar si E.K., 44 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune mbi trupin e tij.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.