Gjendet pa jetë 32-vjeçari nga Saranda/ Mjekët hedhin dyshimet e para

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmja e djeshme në qytetin e Sarandës ka shënuar një ngjarje tragjike.

Nga ajo që bëhet e ditur, në Spitalin e Sarandës rreth orës 23:00 ka mbërritur një 32-vjeçar pa shenja jetë.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë  gjetur pa ndjenja në banësën e tij dhe e kanë sjellë me urgjencë, por fatkeqësisht personi ka qenë i vdekur.

32-vjeçari është identifikuar si Sokol Ibrahimi dhe mjekët kanë hedhur dyshime se shkak ka qenë overdoza, megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar.

Shpërndaje
Share.

Komento