Skip to content
Të Gjitha

Gjendet një trup i pajetë në Vlorë: Dallgët e nxjerrin në bregdet

· 1 min lexim

Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme, në qytetin e Vlorës.

Trupi është gjetur në breg të detit dhe kanë qënë dallgët ato që e kanë nxjerr trupin e pajetë në Zvërnec, të Vlorës. Nuk  dihet ende identiteti i viktimës i cili është pikasur nga disa peshkatarë të zonës.

Trupi i pajetë po transportohet drejt morgut të qytetit  dhe priten detaje të reja pas ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vend të ngjarjes për të zbardhur më shumë rrethanat.