Një person është gjetur i pajetë në aksin Shkodër-Lezhë.
Mësohet se ngjarja është regjistruar në fshatin Melgushe.
Sipas ‘Dosja.al’, pranë tij është gjetur edhe një çifte.
Deri më tani nuk ka të dhëna për identitetin e tij, apo rrethanat e vrasjes.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.