Skip to content
Të Gjitha

Gjendet një person i pajetë në Shkodër, policia rrethon zonën

· 1 min lexim

Një person është gjetur i pajetë në aksin Shkodër-Lezhë.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në fshatin Melgushe.

Sipas ‘Dosja.al’, pranë tij është gjetur edhe një çifte.

Deri më tani nuk ka të dhëna për identitetin e tij, apo rrethanat e vrasjes.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.