Skip to content
Të Gjitha

Gjendet një automjet i djegur në Has, dyshohet se i përket autorëve të atentatit ndaj Guxim Gjyriqit

· 1 min lexim

Një automjet i djegur është gjetur në fshatin Golaj të Hasit.

Policia ka dyshime të forta, se automjeti i përket autorëve të atentatit ndaj biznesmenit Guxim Gjyriqi.

Kjo është një metodë, e cila përdoret rëndom nga atentatorët.

Gjyriqi u ekzekutua me breshëri automatiku pranë karburantit të tij në Tropojë.

Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja dhe dyshohet se kanë djegur automjetin.

Fshati Golaj ku u gjet automjeti i djegur, ndodhet 55 km larg vendit ku ndodhi atentati.

Policia e Tropojës dhe FNSH kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Viktima Guxim Gjyriqi, ishte djali i tezes së Fatmir Haklajt.