Gjendet i pajetë në banesën e tij në Durrës i moshuari, djali biznesmen i ishte vrarë në 2013-ën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme është gjetur i pajetë 78-vjeçari Bajram Cani në banesën e tij në Durrës. I moshuari është gjetur rreth mesditës së sotme, ndërsa mësohet se ai jetonte vetëm pasi i kishte fëmijët jashtë vendit, ndërsa një djalë i ishte vrarë më parë në vitin 2013.

Në njoftimin e policisë thuhet se në trupin e të moshuarit nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa dyshimet paraprake janë se ai mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. 78-vjeçari Bajram Cani ishte i ati i biznesmenit Plarent Cani, i cili u ekzekutua pranë një pallati që po ndërtonte në qytetin e Durrësit 8 vite më parë.

Mësohet se i moshuari nuk i ishte përgjigjur telefonatave të fëmijëve që jetojnë jashtë shtetit dhe këta të fundit kanë dërguar një të afërm në banesë që të kontrollojë të atin. I afërmi që ka shkuar në apartamentin ku I moshuari banonte e ka gjetur atë të pajetë. Ndërkohë për ngjarjen ka dalë me nje njotim edhe policia:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Shpërndaje
Share.

Komento