Skip to content
Kryesore

Gjendet e pajetë 60-vjeçarja në Korçë, dyshimet e para

· 1 min lexim

Një person është gjetur i pajetë brenda banesës ku jetonte në Korçë.

Sipas policisë, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 8, është gjetur e pajetë në banesë, shtetasja F. F., rreth 60 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 60-vjeçares.