Gjashtë rastet e reja me COVID-19 në Fier anëtarë të një familje, mes tyre edhe një 10 vjeçar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Fier janë shënuar 6 raste të reja me COVID-19.

Mësohet se ata janë anëtarë të një familje prej 7 personash.

Ditën e djeshme iu morën tamponët dhe 6 prej tyre rezultuan pozitiv.

Në mesin e të prekurve është edhe një fëmijë 10 vjeç.

Familja jeton në një fshat të Fierit dhe nuk dihet sesi e kanë marrë virusin.

Numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 400, në mesin e të cilëve 154 janë të shëruar dhe 22 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 17 raste të reja, nga 234 testime të kryera.

Në spitalin Infektiv ndodhen 52 të shtruar, 5 prej të cilëve në terapi intensive.

Tek “Shefqet Ndroqi” ndërkohë, ndodhen gjashtë pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive, 1 në pavion dhe 4 të intubuar.

Eksperët janë shprehur se kurba e infeksionit do të luhatet këtë javë dhe kjo u vërtetua më së miri me 17 rastet e sotme, duke marrë parasysh se ditën e djeshme u regjistruan vetëm 6 raste.

Qyteti më i prekur nga COVID-19 është Tirana me 190 raste dhe ndjek nga pas Shkodra me 45, Durrësi me 38 dhe Fieri me 32.

Shpërndaje
Share.

Komento