Skip to content
Politikë

Gentian Sula dëshmon në SPAK si person në dijeni lidhur me pasuritë e Erion Veliajt

· 1 min lexim

Biznesmeni Gentian Sula ka dëshmuar për më shumë se 3 orë në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me hetimet për pasuritë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sula është pyetur për lidhjet e tij me rezidencën “Kodra e Diellit”, ku jeton Veliaj dhe disa politikanë të tjerë nën hetim të SPAK-ut.

Gjatë hetimeve, janë kryer kontrollime në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së Veliajt dhe në banesën e vëllait të tij.

Hetimi ndaj Veliajt përfshin pasuritë e tij dhe mundësinë e përfshirjes në çështje të tjera, përfshirë inceneratorin e Tiranës dhe kompaninë “5D”.