Gazment Bardhi pritet të mbledhë sot Grupin Parlamentar, ku sipas burimeve në PD, pritet të diskutohet lidhur me situatën politike në vend. Ndërkohë paraditen e sotme ka nisur mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, por online, për shkak të situatave të krijuara edhe herën e fundit nga deputetët e opozitës.
Por, tensione janë zhvilluar jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku Garda ka vendosur që të mbyllë derën, duke bërë që deputetë të opozitës, të përjashtuar dhe jo vetëm, mos të futen në institucion.
Ndërkohë Berisha në një prononcim për mediat, lidhur me mbledhjen e Komisionit online, tha se Rama kaloi në klandestinitet Parlamentin, ‘një klandestinitet me ballkavare dhe tallavara’.
Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...








