Gazment Bardhi pritet të mbledhë sot Grupin Parlamentar, ku sipas burimeve në PD, pritet të diskutohet lidhur me situatën politike në vend. Ndërkohë paraditen e sotme ka nisur mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, por online, për shkak të situatave të krijuara edhe herën e fundit nga deputetët e opozitës.
Por, tensione janë zhvilluar jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku Garda ka vendosur që të mbyllë derën, duke bërë që deputetë të opozitës, të përjashtuar dhe jo vetëm, mos të futen në institucion.
Ndërkohë Berisha në një prononcim për mediat, lidhur me mbledhjen e Komisionit online, tha se Rama kaloi në klandestinitet Parlamentin, ‘një klandestinitet me ballkavare dhe tallavara’.
Skandali i radhës: Rritje tarifash pa lidhje me kostot, One Albania faturon inflacionin mbi qytetarët
Operatori One Albania ka vendosur të rrisë sërish tarifat për të gjithë abonentët duke nisur nga 1 maji 2026, duke...








