Skip to content
Të Gjitha

Gazetaria në zi/ Gjendet i vdekur gazetari dhe analisti rus, Malashenko

· 1 min lexim

Gazetarët goditen përsëri, këtë herë ka qenë radha e një gazetari dhe analisti rus, Igor Malashenko.

Shkaqet e vdekjes e 64-vjeçarit, Malashenko ende nuk dihen, megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet kryesore.

Gazetari dhe analisti rus ka qenë bashkëpunëtorë i kompanisë televizive NTV në vitet 1990, ndërkohë që ka qenë edhe ish- shef i Radio Televizionit shtetëror rus Ostankino.

Më 1996, Malashenko ka qenë këshilltar kryesor i fushatës presidenciale për rizgjedhje të presidentit, Boris Yeltsin.

Ai gjithashtu ka udhëhequr televizionin RTVI si dhe ka kryesuar fushatën zgjedhore të gazetares dhe prezentueses televizive, Ksenia Sobchak, për zgjedhjet e presidenciale ruse, në mars të vitit 2018. Ajo kishte fituar rreth 1.7% të votave krahas presidentit, Vladimir Putin, i cili kishte fituar shumicën.