Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazetari për Denar Bibën: “Duhet shkarkuar nga Autoriteti i Konkurrencës”, merr poste përmes skandaleve

12:02 08/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Denar Biba edhe pse me një  historik “jo të pastër” dhe shkelje të vazhdueshme u vendos në krye të Autoritetit të  Konkurrencës duke sjellë edhe reagimin e gazetarit  Adriatik Doçi i cili thotë se është një tjetër akt antimoral dhe sfidë ndaj interesit publik, pas emërimit të Ilir Beqjas në krye të Donacioneve të Huaja.

Doçi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka theksuar se disa javë më parë Denar Biba, si anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, tradhtoi interesin publik, duke votuar kundër gjobitjes së 7 oligarkëve të miellit, të cilët në bazë të një hetimi disamujor të vetë Autoritetit, kishin arritur një pazar me njëri-tjetrin për fiksimin e çmimit të miellit, duke deformuar tregun dhe konkurrencën e lirë.

Gjithashtu gazetari Doçi vuri në dukje edhe skandalin me gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledio Bianku.

Postimi i gazetarit Doçi

“Vota e Bibës ishte vendimtare që oligarkia e miellit të mos ndëshkohej, për vjedhjen e konsumatorit.

Po të shtojmë edhe faktin se Denar Biba ishte protagonist i një shantazhi ndaj gjyqtarit shqiptar në Strasburg Ledio Bianku dhe se bashkëshortja e tij ia mbathi nga drejtësia për të evituar skanimin e pasurisë nga Vetingu, Biba duhej shkarkuar edhe si anëtar i Autoritetit të Konkurrencës.

PS-ja dhe sferat jashtë saj kanë shumë figura me integritet për një pozicion të tillë kaq të rëndësishëm.

Çuditërisht, ngjitja e Denar Bibës në krye të Autoritetit të Konkurrencës nuk po kundërshtohet nga askush, përveç Erion Braçes, i cili sot është e vetmja opozitë e vërtetë në vend.”

Gazetari Adriatik Doçi e ka bërë dhe njëherë të qartë se promovimi i Denar Bibës jep shembullin se sa më shumë njolla të kesh dhe sa më shumë i zhytur të jesh, aq më lart ngjitesh.

Por skandalet e Denar Bibës nuk kanë të mbaruar, përveç fakteve të përmendura nga Doçi, Denar Biba ka edhe histori të tjera përforcuese të faktit pse ai nuk duhet të jetë në këtë pozicion.

Në vitin 2018, u publikua një audiopërgjim, ku dëgjohej ish kreu i KQZ Denar Biba që shantazhonte gjyqtarin shqiptar të Strasburgut, Ledio Bianku për të ndikuar mbi proceset gjyqësore që kishte qeveria shqiptare për pronat në Strasburg. Edhe pse shantazhi u pranua nga Denar Biba, skandali kaloi pa asnjë ndëshkim.

Kujtojmë, se më 30 dhjetor 2019, gruaja e Denar Bibës, ish-Këshilltare Ligjore në Gjykatën e Lartë, dha dorëheqjen 1 javë para datës së “Veting”, nga frika e pasurive të paligjshme dhe cënimit të integritietit gjatë ushtrimit të detyrës.

Por nuk vonoi shumë dhe më 14 shkurt 2020, ose 40 ditë pas shkarkimit nga KPK dhe përjashtimit për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, kryeministri Edi Rama e emëroi Anëtare të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Ujit në Ministrinë “Balluku”.

Në momentin që po diskutohej kandidatura e Denar Bibës, për Kreun e Autoritetit të Konkurrencës në mbledhjen e Komisionit të  Ekonomisë dhe Financave, Braçe u shpreh se ka rezerva për figurën e personit në fjalë.

“Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë, po e lë me kaq. Kam rezerva. Ai nuk është se ka qenë ndonjëherë pjesë e strukturave të PS. Puna e bërë deri tani në Autoritetin e Konkurrencës, vlerësimi është tërësisht negativ. Dhe i jam referuar qëndrimeve publike të marra në atë institucion. Po ua them që për mua vlerësimi është negativ, nuk është kuptuar fare roli i atij institucioni. Është aty për të mbrojtur interesi publik, madje edhe kur shtypet një apo dy kompani në treg, nga fuqia korruptive, klienteliste e kompanive të tjera, ajo që shqyrtohet është interesi publik, liria e tregut. Kjo është natyra e atij institucioni,” tha Braçe.

Ndërkohë që shumica po bëjnë “një sy qorr dhe një vesh shurdh” për e  mërimin e Denar Bibës në krye të Autoritetit të Konkurrencës,  Braçe në këtë rast po bën rolin e opozitës.

Ndërkohë të tjerë që janë shprehur kundër emërimit të Denar Bibës si drejtues i Autoritetit të Konkurrencës janë Alfred Rushaj, Edmond Spaho dhe Arbi Agalliu.

“Nuk gjykojmë se zotëria do të ketë besimin të një pjese të mirë që ai është personi i duhur për ta udhëhequr këtë institucion. Është i akuzuar nga një anëtar i gjykatës së Strasburgut për ndërhyrje në një çështje në GJEDNJ”, pohoi Alfred Rushaj.

Ndërkohë Edmond Spaho u shpreh: “Ka institucione që ne i quajmë të pavarura ndërkohë që janë thellësisht politike, dhe ky është rasti tipik i emërimit të një njeriu politik”.

Etiketa: editor-choice

Të lidhura

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë
Aktualitet

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, u mbyll në një barazim pa...

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë
Aktualitet

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj imamit Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë,...

13:55 08/06/2025
Para
Merr fund epoka e Angela Merkel, ja kush vendoset kancelar i ri Gjermanisë

Merr fund epoka e Angela Merkel, ja kush vendoset kancelar i ri Gjermanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Luciano Spalletti shkarkohet nga Kombëtarja Italiane: “Nuk doja kurrë të ikja”

Luciano Spalletti shkarkohet nga Kombëtarja Italiane: “Nuk doja kurrë të ikja”

16:41 08/06/2025
“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

13:55 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Sfida Shqipëri-Serbi/ Kurti: Me pak fat mund t’i merrnim tri pikët

13:42 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.