Gazetari Italian tronditi Maqedoninë e Veriut me përgjimet e publikuara: Unë nuk jam i pasur!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme gazetari italian me origjinë sllovene, Laris Gajser ka tonditur politikën e Maqedonisë së Veriut. Një rast korrupsioni i përmasave të mëdha u publikua në median “La Verita”.

Gazetari ka paralajmëruar se ditët në vazhdim do të publikohen të tjera të dhëna tronditëse mbi rastin “Raket”, ku ngrihen akuza të forta për politikanët maqedonas dhe për përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian.

Këta të fundit, sipas gazetarit janë personat përgjegjës për nënçmimin e qytetarëve të saj. Këta politikanë po mbrojnë personat që janë kundër sistemit të drejtësisë dhe po godasin të dobëtit.

Gazetari italian është shprehur se shkrimi i sotëm është vetëm fillimi.

“Unë nuk jam i pasur. Unë nuk kam burime të mëdha financiare që të kryej revolucione eksperimentale. Ashtu si miqtë e mi në “La Verita” e urrej marrëzinë dhe manipulimet. Besojmë në inteligjencën dhe lirinë njerëzore. Që të dy këto gjithmonë e gjejnë një mënyrë për të notuar mbi sipërfaqe dhe mbizotërojnë.

Sot “La Verita” publikoi vetëm pjesën e parë të rrëfimit tim, që dëshmon se sa Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për ndërrimin e regjimit në Maqedoni, angazhohej për vendosjen e Prokurorisë Speciale (Katica Janeva), e cila jo vetëm përzihet ilegalisht në politikë, por edhe zhvat njerëzit.

Sistem mafioz, që punon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të lartë! Ata politikanë të dëshiruar nga BE dhe nga SOROS. Maqedonia ka problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së! Mogerini dhe Junker janë fajtorë për nënçmimin e tërë popullit dhe përkrahjen që dhanë për ata që janë kundër drejtësisë…”– ka shkruar gazetari italian në rrjetin social Facebook.

Në videon e publikuar, dy personat ”, Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec shihen duke marrë para nga nga biznesmeni Jordan Orce Kamçev për të intervenuar në rastin e PSP-së, “Perandoria”.

Shpërndaje
Share.

Komento