Gazetari i plagosur më 21 janar flet nga Brukseli: Politika e mban peng hetimin e ngjarjes

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fatos Mahmutaj, i plagosur në protestën e 21 janarit 2011,  u largua në Belgjikë pas asaj dite. Ai ishte duke raportuar live në një televizion, kur plumbi i plagosi dorën ku mbante mikrofonin. Mahmutaj, duke folur sot në një intervistë televizive, e ka quajtur një show të mazhorancës shpalljen e viktimave si “Dëshmorë të Atdheut”.

Mahmutaj tha se vetë politika shqiptare e mban peng këtë çështje dhe nuk lejon zbardhjen e saj ngjarjes së 21 janarit edhe pas 10 vitesh.

“Ky është një show qesharak, nga këto ping-ponget e politikës shqiptare. Legjislacioni të lejon rihapjen e dosjeve deri në 20 vjet pasi kanë ndodhur.

Nga përvoja ime, do të sillja disa dosje të tjera që janë akoma më katastrofike. U dënua dikush nga dosja e Gerdecit, sepse nuk kishte numëruar mirë fishekët, dhe nuk dënohet djali i ish-kryeministrit?

U vra ai Kosta Trebicka dhe nuk u dënua njeri. Pra janë disa lloj çështjesh, të cilat nuk çohen deri në fund. Me këtë lloj drejtësie që ka Shqipëria, politika e mban peng 21 Janarin”, u shpreh Mahmutaj.

Në lidhje me fajin e këtyre vdekjeve, Fatos Mahmutaj u shpreh se të dyja palët kanë faj.

“Ana e djathtë bëri ekzekutimet. S’dua të fajësoj të gjithë PD-në. Përgjegjësia ishte personale. Ish-Kryeministri, (S’dua t’ia përmend emrin se më vjen ndot), për atë karrigen e vet, urdhëroi të vriteshin protestues, kur protestuesit nuk po bënin asgjë.

Nuk po qëllonte kush, nuk po afrohej kush te gardhi. Në atë moment u qëllua, u qëllua me një formë burracakërie. Të dyja palët e politikës, me konsensusin e heshtur që bëjnë, janë të dy fajtor. Ana e djathtë për burracëkërinë, ndërsa ana e majtë për mos-zgjidhjen e kësaj çështje”, përfundoi gazetari. /Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento