Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gati ligji për të sjellë në Shqipëri pensionistët e huaj, “parajsë” për moshën e tretë nga BE

16:56 19/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria mund të bëhet parajsë pensionistësh të huaj. Kjo mund të jetë një mundësi për të sjellë të ardhura për shkak të kostos së lirë të jetesës raport me të ardhurat e pensionistëve nga vendet e BE-së.

Nisma është propozuar nga deputeti Enver Roshi. Ai propozon ndryshimin e ligjit për të huajit, duke parashikuar të drejtën e pensionistëve të huaj, për të aplikuar për t’u pajisur me leje qëndrimi.

Projektligji i depozituar në Kuvend synon të tërheqë në vendin tonë një numër të madh të moshuarish, sidomos nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke u hequr barrierat ligjore sa i takon qëndrimit në Shqipëri.

Sipas nismës ligjore, i huaji mund të pajisjet me leje për të qëndruar në Shqipëri, nëse është pensionist, nuk i pakësohen të ardhurat mujore nga pensioni, nuk përbën cenim për rendin dhe sigurinë, të mos cenojë marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera si dhe të mos jetë debitor në vendin e tij.

Sipas propozuesit, projektligji sjell një impak pozitiv në Shqipëri si rezultatit i përdorimit të pensionit nga të huajt si burim konsumi dhe investimi, duke krijuar edhe vende pune për nevoja të ndryshme që mund të kenë pensionistët, për kujdestarinë e shtëpisë, shërbimin mjekësor, shërbimin ushqimor etj.

Ligji aktual në fuqi për të huajit nuk i favorizon pensionistët për të marrë leje qëndrimi në Shqipëri. Ligji parashikon leje qëndrimi për të huajt e punësuar, ekuipazhet e mjeteve të lundrimit, për të huajt me kualifikim shumë të lartë, për trajnues pa pagesë, për shërbime vullnetare, për kërkim shkencor, për raste humanitare, për studentë, për viktimat e trafikimit, etj., por jo për pensionistët. Ndërkaq, një vit më parë, qeveria miratoi një akt normativ, duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat për shtetasit e huaj që përfitojnë pension, me qëllim për të rritur lëvizjen e shtetasve të huaj në drejtim të Shqipërisë.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kuvendleje qendrimipensionistet

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Ambasadorja Kim takon Vitore Tushën për çështjet që do të gjykojë Kushtetuesja  

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English