Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Garda iu pengoi punën para Parlamentit/ Gazetarët, letër Lindita Nikollës

14:44 09/11/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme situatë të tensionuar ka pasur jo vetëm brenda Kuvendit, por edhe jashtë. Mediat sot kanë transmetuar pamje nga oborri i Kuvendit, ku punonjësit e Gardës nuk ka lejuar që gazetarët të intervistojnë deputetët që hynin ose dilnin nga parlamenti.

Sipas tyre, kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë dhe për këtë arsye ata i kanë drejtuar një letër kryeparlamentares Lindita Nikolla. Në letrën e tyre gazetarët kanë kërkuar që Garda e Republikës së Shqipërisë duhet të normalizojë sjelljen ndaj punonjësve te mediave që janë të certifikuar për të ushtruar aktivitetin e tyre brenda këtij institucioni publik.

Këtë kërkesë ia drejtuan edhe ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtorit të Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Gramos Sako.

Gazetarët theksojnë se këtoveprime nga punonjësit e Gardës bien në kundërshim me rregulloren e masmedias që ka Kuvendi i Shqipërisë.

Letrën e gjeni më poshtë:

Lënda: Kërkesë për ndërhyrje në normalizimin e sjelljes së shërbimit të Gardës së Republikës në Kuvendin e Shqipërisë ndaj medias

Drejtuar:

Znj. Lindita NIKOLLA – Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Taulant BALLA – Ministër i Brendshëm
Gramos SAKO – Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

Në vëmendje të:

Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Delegacionit të Bashkimit Evropian

Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar

Prezencës në Shqipëri të Organizatës për Siguri dhe

Bashkëpunim në Europë, OSBE

Të nderuar,

Duke ju uruar punë të mbarë, ne, Komuniteti i Reporterëve të Politikës, kërkojmë të ndajmë me ju një problematikë të hasur prej kohësh, por që së fundmi, është bërë edhe më shqetësuese dhe ka vështirësuar ushtrimin e rolit tonë gjatë zhvillimit të seancave plenare dhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Ne kemi vënë re një shtim të numrit të punonjësve të Gardës që monitorojnë oborrin e godinës ku zhvillohen seancat plenare, të cilët:

-Angazhohen për të dhënë urdhra arbitrarë ndaj punonjësve të medias, duke mos na lejuar lirshëm të bëjmë xhirime, raportime apo intervista, akte këto në kundërshtim me rregulloren e masmedias që ka Kuvendi i Shqipërisë dhe këtë e bëjnë duke ushtruar edhe forcën fizike ndaj gazetarëve dhe operatorëve.

-Punonjës të ndryshëm të Gardës kanë mendime të ndryshme për vendin ku duhet të rrinë gazetarët dhe kameramanët, duke urdhëruar zhvendosje të pajustifikuara.

-Pengojnë gazetarët të marrin prononcime lirshëm dhe në lëvizje në pjesën e jashtme të godinës.

-Pengohet hyrja në kohë e gazetarëve në Komisionet Parlamentare, duke mos na lejuar të dokumentojmë ngjarjet, qoftë këtu edhe dështimin e komisioneve apo aksionet në korridoret e Kuvendit.

Të gjitha këto, krijojnë konflikte dhe tensione të panevojshme gjatë thuajse çdo seance plenare apo të punimeve të komisioneve për të cilat vazhdimisht është vënë në dijeni zyra e shtypit e Kuvendit.

Për sa më sipër, për të shmangur keqkuptimet e mëtejshme, lutemi ndërhyrjen nga ana Juaj, për qartësimin e punonjësve të Gardës dhe të funksionarëve të Kuvendit të Shqipërisë që të garantojnë sigurinë e gjithsecilit pa cënuar punën e medias.

Ne, punonjësit e medias, hyjmë vetëm nga porta kryesore dhe i nënshtrohemi kontrollit fizik dhe automjetet edhe kontrollit të specializuar me qen.

Është fakt se në asnjë rast, nuk është krijuar ndonjë problem nga punonjësit e medias të cilët të kenë rrezikuar sigurinë e ligjvënësve.

Ndaj, në përfundim, kërkojmë:

-Lejimin e çdo operatori mediatik të qëndrojë/lëvizë lirshëm pa asnjë kufizim në të gjitha ambientet e jashtme të oborrit të godinës ku zhvillohen seancat plenare.

-Lejimin e gazetarëve të marrin intervista pa pengesa në pjesën e jashtme të godinës, pa ndërhyrjen e Gardës së Republikës.

-Lejimin e punonjësve të medias të dalin lirshëm nga të gjitha portat e institucionit, duke ruajtur të pandryshueshme hyrjen vetëm nga porta kryesore e kontrollit.

-Të ruhet një gjuhë e përmbajtur dhe jo provokuese nga punonjësit e Gardës, të cilët mund të komunikojnë me gazetarët dhe operatorët vetëm përmes zyrës së shtypit të Kuvendit.

-Të lejohen gazetarët të hyjnë në Kryesinë e Kuvendit 10 minuta përpara orarit zyrtart të njoftuar për zhvillimin e një komisionit, në mënyrë që të dëshmojmë kuorumin, dinamikat dhe arsyet e zhvillimit ose jo të një mbledhjeje të tillë.

Duke shpresuar në bashkëpunimin tuaj, ju faleminderit.

Me respekt,

Punonjësit e medias që ushtrojnë detyrën pranë Kuvendit të Shqipërisë

Të tjera

Pamje apokaliptike: Përmbytet parku fotovoltaik i Karavastasë, stakohet centrali më i madh diellor në vend
Aktualitet

Pamje apokaliptike: Përmbytet parku fotovoltaik i Karavastasë, stakohet centrali më i madh diellor në vend

Parku fotovoltaik i Karavastasë, vepra më e madhe gjeneruese e energjisë diellore në Shqipëri, është stakuar për shkak të përmbytjes...

23:24 13/01/2026
Begaj dekreton 7 ligjet e Paketës Fiskale 2026, miraton edhe fshirjen e 2.1 mld euro borxhe për oligarkët
Aktualitet

Begaj dekreton 7 ligjet e Paketës Fiskale 2026, miraton edhe fshirjen e 2.1 mld euro borxhe për oligarkët

Nga Eliza Gjediku Presidenti ka dekretuar 7 ligjet e Paketës Fiskale për vitin 2026. Begaj i ka dhënë vulën përfundimtare 2 nismave...

19:57 13/01/2026
Para
Tensionet Kosovë-Serbi, Scholz: KFOR duhet të jetë në pozicion

Tensionet Kosovë-Serbi, Scholz: KFOR duhet të jetë në pozicion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pamje apokaliptike: Përmbytet parku fotovoltaik i Karavastasë, stakohet centrali më i madh diellor në vend

Pamje apokaliptike: Përmbytet parku fotovoltaik i Karavastasë, stakohet centrali më i madh diellor në vend

23:24 13/01/2026
Begaj dekreton 7 ligjet e Paketës Fiskale 2026, miraton edhe fshirjen e 2.1 mld euro borxhe për oligarkët

Begaj dekreton 7 ligjet e Paketës Fiskale 2026, miraton edhe fshirjen e 2.1 mld euro borxhe për oligarkët

19:57 13/01/2026
Arratisje si në filma në Durrës, Altin Ndoci u shpëton policëve, pezullohet zinxhiri komandues

Arratisje si në filma në Durrës, Altin Ndoci u shpëton policëve, pezullohet zinxhiri komandues

16:24 13/01/2026
Heshtja e Braçes, porti i Kastratit dhe hidrovori i shkatërruar: si u përmbyt Durrësi me vendim politik

Heshtja e Braçes, porti i Kastratit dhe hidrovori i shkatërruar: si u përmbyt Durrësi me vendim politik

16:19 13/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.