Skip to content
Kryesore

Gara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, zgjidhen tre anëtarët e rinj 

· 1 min lexim

Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve ka votuar për 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Moisi Duda, Olger Eminaj dhe Vatë Satka janë 3 anëtarët e zgjedhur.

Mësohet se anëtari i parë i zgjedhur ishte Moisi Duda, i cili mori 122 vota ndaj rivales, Aferdita Ndoi me 106 vota. Sakaq, raportohet se 6 vota ishin të pavlefshme. Dy kandidatet e tjerë të zgjedhur janë Olger Eminaj me 103 vota dhe Vatë Staka me 98 vota.

Mandati u ka përfunduar Bujar Sheshit nga Apeli, Esmeralda Keshi, shkalla e Parë, Eloida Goxhi, shkalla e parë.

Kandidatët Për shkallët e para:

-Edina Kurti, Durrës
-Edlira Bako, Elbasan;
-Elsa Miha, Tiranë;
-Olger Minaj Korçë;
-Vatë Staka, Shkodër