Skip to content
Të Gjitha

Gafa në Komisionin për Metën, deputeti i PD e bën socialisten burrë

· 1 min lexim

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Gjatë mbledhjes, deputeti i opozitës Alban Zeneli lëshoi një gafë.

Ai iu drejtua deputetes Klotilda Ferhati Bushka, duke i thënë zoti Bushka, shkruan “Newsbomb”.

Menjëherë Zeneli ka kërkuar ndjesë për gafën.

Komisioni Hetimor për Metën vendosi të zgjerojë hetimet, duke shtuan edhe procedurën e ndjekur nga presidenti, për dekretimet në Kushtetuese.

Deputetët e opozitës ndërkohë kanë dalë kundër kërsaj procedure.

Gjatë mbledhjes u vendos, që të merret në pyetje edhe kreu i KED, Ardian Dvorani.