Futi 1200 kg kokainë nga Amerika Latine në Europë, kapet në Itali trafikanti shqiptar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Pordenones në Itali ka ndaluar mbrëmjen e djeshme në makinë tip “BMW”, në bordin e së cilës ndodheshin 3 shqiptarë.

Njëri prej tyre ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.

Shqiptari akuzohet për transportin e 1200 kg kokainë, nga Amerika Latine në Bashkimin Europian, mes shatorit të 2018-ës dhe janarit të 2019-ës.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka përfituar 120 milion euro nga shitja e drogës.

Autoritetet italiane kanë zbuluar, se shqiptari ishte i punësuar në një fabrikë të përpunimit të hekurit.

Arrestimi i tij është përshëndetur edhe nga prokurori i Pordenones, Marco Odorisio.

Shpërndaje
Share.

Komento