Skip to content
Të Gjitha

Furtunë në qeveri/ Rama shkarkon 7 ministra!

· 2 min lexim

Asambleja e PS-së vijon ende, ndërsa mësohet se kryeministri Rama ka shkarkuar jo pak por 7 ministra.

Vetë Rama tha se ministrat që do largohen kanë rol tejet pozitiv.

Ai deklaroi se të gjithë ata që kanë 5 vjet në kabinet do i lënë vendin të tjerëve.

Kreu i qeverisë e ka nisur me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

“Nuk diskutohet që ministrat që do largohen sot kanë një rol të rëndësishëm. Do zgjerojmë kapacitetin tonë qeverisës të vendit. Ata janë një pjesë e rëndësishme e udhëheqjes së PS, janë gjeneratë drejtuesish që kanë shumë për t’i dhënë vendit, qeverisë. Të gjithë ata që janë në kabinet do i lënë vendin tjerëve. Do të largohen ministrat që kanë 5 vite në kabinet.

Lindita Nikolla – është vënë në qendër të ciklonit, s’dua ta harroj. Ligji i arsimit të lartë është meritë e asaj”, thotë Rama.

Por përveç Nikollës, nga qeveria largohet edhe ministri i Financave Arben Ahmetaj, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, si dhe ministrja e Shtetit Sonila Qato.

Më poshtë po iu sjellim dhe emrat që do zëvëndësojnë ministrat përkatës:

Ministria e Arsimit/ Ikën Lindita Nikolla, do ta zëvendësojë Besa Shahini.

Ministria e Financave/ Ikën Arben Ahmetaj, do ta zëvendësojë Anila Ademi.

Ministria e Jashtme/ Ikën Ditmir Bushati e zëvendëson Genc Caka.

Ministria e Energjetikës/ Ikën dhe Damian Gjiknuri e zëvendëson Belinda Balluku.

Ministria e Bujqësisë/ Ikën Niko Peleshi, e zëvendëson Bleci Çuçi.

Ministria e Kulturës/ Ikën Mirela Kumbaro, e zëvendëson Elva Margariti

Ministria e Sipërmarrjes/ Ikën Sonila Qato, e zëvendëson Eduard Shalsi