Skip to content
Bota

Fshihen postimet e Trump për Covid-19 në Facebook dhe Twitter, ja cila është arsyeja

· 1 min lexim

Presidenti i SHBA Donald Trump duket se nuk i ka fare mirë punët me dy rrjetet më gjigande sociale, Facebook dhe Twitter.

Kjo pasi këto rrjete kanë fshirë postimet e fundit të presidentit në lidhje me Covid-19. I pari që ka fshirë postimin e tij ka qenë Facebook  pasi presidenti amerikan Donald Trump pretendonte se covid-19 është “më pak vdekjeprurës” sesa gripi.

Të njëjtën gjë bëri edhe Twitteri pak më parë duke fshirë postimin e tij dhe duke dhënë një paralajmërim se Trump shpërndan një informacion corientues dhe potencialisht informacion të dëmshëm.

“Ne e hoqëm informacionin jokorrekt rreth ashpërsisë së covid-19 dhe tani po e heqim këtë postim” tha Andy Stone, menaxher I komunikimit në facebook.Sipas universitetit Johns Hopkins, një shkallë vdekshmërie për covid ende nuk dihet por mendohet se është më e lartë – ndoshta 10 herë më e lartë – sesa sezonët e gripërave.

120913905_425129645134432_1568605212162420057_n.jpg
Në gusht, Facebook dhe Twitter hoqën një postim nga Trump për përmbajtjen e pretendimeve të rreme në lidhje me Covid-19. Postimi përmbante një video të Presidentit gjatë një interviste në Fox Neës, në të cilën ai pretendoi në mënyrë të gabuar se fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj virusit.