Skip to content
Kryesore

Fshehu pasurinë, dënohet me 1 vit burg gjyqtari Ardian Hajdari

· 1 min lexim

Gjyqtari i Kolegjit të Posacëm të Apelimit, Ardian Hajdari është  shpallur fajtor për fshehje e pasurisë dhe është dënuar me 1 vit burg.  Më pas gjykata i pezulloi dënimin  me burg dhe Hajdari u dënua me 2 vite shërbim prove.

Ardian Hajdari u akuzua nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI,  gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit.

Ai u kallëzua në SPAK më 24 qershor 2020, me pretendimin se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat.

Hajdari u pezullua nga detyra që me 7 shkurt të vitit 2022, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që gjykohet penalisht pas Luan Dacit.