Skip to content
Të Gjitha

Fshehje pasurie dhe lidhje me individë kriminalë/ Vetting-u rrëzon gjyqtarin e Tiranës, Astrit Faqolli

· 1 min lexim

Një tjetër shkarkim vjen nga Vetting-u dhe këtë herë nga detyra është larguar gjyqtari i Shkallës së Parë të Tiranës, Astrit Faqolli.

Faqolli e ka kaliar një herë Vetting-un, në 25 korrik të vitit të shkuar ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi edhe një herë në detyrë.

Mirëpo nuk ka qenë dakord me këtë vendim, Komisioneri Publik i cili e ka ankimuar këtë vendim për shkak se gjyqtari nuk kishte deklaruar dy llogari bankare të së shoqes dhe sot KPK ka vendosur shkarkimin e tij.

Në atë kohë vendimin Komisioneri Publik e cilësoi si interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ.

Mirëpo nuk ka mjaftuar vetëm kaq, pasi KPK këtë herë mori parasysh edhe raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ku kishte dyshime të forta për lidhje të Faqollit me individë më lidhje kriminale.