Skip to content
Të Gjitha

Fshehje e pasurisë/ Gjykata çon në burg Alda Klosin, pastruesen dhe të birin

· 1 min lexim

Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave, Alda Klosi është paraqitur sot para gjyqtarëve për t’u njohur me vendimin lidhur me fshehjen e pasurisë.

Ajo u dënua sot nga gjykata me 2 vjet e gjysmë burg. Ajo përfiton nga gjykimi shkurtuar.

Kujtojmë se fshehjen e parave e zbuluan ish-pastruesja e saj Rozeta Dobi dhe i biri, Havier Dobi, të cilët vodhën në shtëpinë e ish-zyrtares 462 mijë euro.

Nëna u dënua me 7 vjet ndërsa me 4 vjet i biri. Falë gjykimit të shkurtuar, Rozeta Dobi do të kryejë vetëm 4,9 vjet burg kurse i biri, 3 vjet burg.

Këto mirëja euro mbaheshin në shtëpinë e ish-zyrates të padeklaruara, çka sjel dyshime se janë të përfituara nga korrupsioni dhe shpërdorimi i postit të saj në ministry.