Skip to content
Bota

Frikë nga një sulm terrorist, Britania ngre alarmin, “Njerëzit duhet të jenë vigjilent”

· 1 min lexim

Shumë shtete europiane po shtojnë masat e sigurisë dhe kontrolleve në pikat kufitare, në aeroporte por edhe në vende të hapura si sheshe e bulevarde.

E gjithë kjo frikë dhe këto masa vijnë pas sulmeve të fundit terroriste në Francë  dhe Vjenë.

Pak më parë u tha se Italia ka shtuar kontrollet dhe masat për të parandaluar këto sulme dhe tragjedi që po marrin jetë njerëzish të pafajshëm.

Të njëjtën gjë ka vendosur të bëjë dhe Britania e Madhe.Sekretarja e Brendshme Priti Patel, paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë vigjilentë pasi sipas saj vendi tashmë është alarmuar dhe se një një sulm terrorist është ‘shumë i mundshëm’.

“Qendra e Përbashkët e Analizës së Terrorizmit ka ndryshuar nivelin e kërcënimit të terrorit në Mbretërinë e Bashkuar dhe tashmë niveli i kërcënimit është bërë shumë i lartë. Kjo është një masë paraprake dhe nuk bazohet në ndonjë kërcënim specifik. Njerëzit duhet të jenë vigjilent dhe të raportojë çdo veprimtari të dyshimtë në polici.”