Frika nga koronavirusi, Uefa pezullon Champions League dhe Europa League

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Uefa ka pezulluar të gjitha ndeshjet e Champions League dhe Europa League, për shkak të koronavirusit.

Njoftimi është dhënë në faqen zyrtare në Twitter të institucionit më të lartë të futbollit në Europë.

Kujtojmë këtu se më herë Uefa kishte pezulluar ndeshjet Mancester City-Real Madrid dhe Juventus-Lion.

Këto ndeshje do të luheshin më 17 mars, në kuadër të turit të 1/8 të Champions League.

Gjithashtu ditën e djeshme u pezulluan ndeshjet e Europa League, Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma, të cilat ishin programuar për t’u luajtur më 18 mars.

Edhe në vendin tonë, FSHF pezulloi ditën e djeshme të gjitha aktivitetet futbollistike.

Dy ditë më parë, OBSH e shpalli koronavirusin pandemi globale.

Deri më tani në të gjithë globin janë shënuar mbi 135 mijë raste, ndërsa numërohen 4990 viktima.

Shpërndaje
Share.

Komento