Frekuentuan restorantin pranë gjykatës, rritet numri i të prekurve nga COVID-19 në Elbasan

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka shkuar në 15 numri i të prekurve nga COVID-19 në Elbasan.

Sipas “Dosja.al”, në mesin e të infekuiarve janë dy studentë gazetarie të vitit të parë dhe një 45-vjeçar.

Të tre këta persona kanë frekuentuar restorantin pranë gjykatës, i cili ka qëndruar hapur gjatë gjithë kohës, duke shkelur urdhërat e qeverisë.

Në restorant u infektua edhe kasapi, i cili u konstatua disa ditë më parë.

Pronari i restorantit, një 46-vjeçar, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, infektoi edhe gruan e tij me COVID-19.

Dy ditë më parë, autoritetet dezinfektuan restorantin, banesën dhe zonat përreth.

Ky restorant konsiderohet si vatra e përhapjes së COVID-19 në Elbasan, pasi 90% e rasteve të konstatuara kanë qenë frekuentues të tij.

Numri i të prekurve në vendin tonë për momentin është 400, në mesin e të cilëve 22 viktima dhe 165 të shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë janë kryer 2989 teste, nga të cilat janë zbuluar 400 raste pozitive.

Në spitalin Infektiv ndodhen 52 të shtruar, 5 prej të cilëve në terapi intensive.

Tek “Shefqet Ndroqi” ndërkohë, ndodhen gjashtë pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive, 1 në pavion dhe 4 të intubuar.

Shpërndaje
Share.

Komento