France Football “masakron” kuqezinjtë, nota negative për të gjithë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“France Football” bëri vlerësimin e kuqezinjve pas mbrëmjes pariziene me  nota shumë të dobëta dhe i vetmi që e kaloi “klasën” ishtë Keidi Bare, nota 5.

Sipas prestigjozes franceze Hysaj, Strakosha, Roshi dhe Balaj ishin lojtarët më të dobët, nota 3.

“Në një mbrojtje shqiptare të rrethuar në çdo cep, ai ishte personi që vuajti më shumë dhe me diferencë të thellë.

Shumë pak i frymëzuar në vendosjen e tij, në vështirësi të mëdha në duele.

Dukej i ngathët për të përballuar kundërshtarët e shpejtë. Logjikisht ai fuste ujë nga të gjitha anët.

Qoftë kundër Coman që e la në vend me një driblim apo dhe pas pushimit me Griezmann.

Një ndeshje që do të mbetet për disa kohë në kokën e tij”, theksoi “France Football”.

Shpërndaje
Share.

Komento