Andreescu likujdon Williams dhe triumfon në US Open

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që Serena Williams është drejt mbylljes së karrierës, kjo dihet, por që të humbiste përballë 19 vjeçares kanadeze, Bianca Andreescu, këtë pak e besonin.

Amerikanja u mund 2-0 me sete (6-3, 7-5) në finalen e US Open, atje ku ka fituar 6 turne, i fundit në 2014.

Bianca Andreescu, e cila ishte numri 15 i turneut, në fund ia doli mbanë të siguronte trofeun e parë Grand Slam në karrierë.

Starti i shpejtë i Andreescut e kapi të papërgatitur amerikanen Williams, e cila e humbi setin e parë pas një faulli të dyfishtë.

Edhe seti i dytë nuk nisi më mirë për Serenën, që e pa veten në disavantazh 5-1 dhe iu desh t’i anullonte një “match point” kundërshtares.

Në momentin më të vështirë 37-vjeçarja tregoi karakterin e saj të fortë, duke rikuperuar plot 4 game, por nuk e evitoi humbjen në finale e 4-t rradhazi.

Në fund, 19 vjeçarja Andreescu nuk i përmbajti lotët dhe meritoi edhe komplimentet e Williams.

Më herët Andreescu kishte fituar ndaj Serenës në turneun e Torontos.

Shpërndaje
Share.

Komento