Francë e hekurt për kuqezinjtë, dorëzim pa kushte në Paris

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pak Shqipëri në Paris që justifikoi pritshmëritë, ndaj kampionëve të Botës është e pamundur, të paktën për kuqezinjtë.

Një gol nderi me Cikalleshin në fund është shumë pak për kombëtaren tonë e cila në një farë mënyre e dinte se çfarë e priste në transfertën franceze.

“Gjelat” vunë rregullat e tyre që në fillim kur Coman kombinoi me Varane për zhbllokimin e rezultatit, 8’ pas fillimit.

Hernandez gjeti Giroud për dyfishimin e shifrave përpara 1/3 së ndeshjes.

Pjesa e 1-rë u mbyll 2-0 për vendasit që vazhduan në të njëjtin drejtim edhe pas pushimit.

Sërish Coman shënon për kampionët e Botës, këtë herë pas kombinimit me Griezmann, 13’ pasi skuadrat u kthyen në fushë.

Fekir dhe Ikone erdhën nga stoli dhe kombinuan për pokerin vendas, Fekir priti vetëm 60” për asistin personal.

Nga stoli u nis edhe Cikalleshi, por sulmuesi kavajas priti 29’ për të konvertuar në gol 11-metërshin e akorduar për kuqezinjtë.

Franca rimerr në këtë mënyrë kreun e grupit, me 12 pikë, po aq sa Islanda, por me golevarazh më të mirë, plus 12.

Shqipëria pas humbjes së 3-të në 5 ndeshje mbetet në kuotën e 6 pikëve dhe të martën pret Islandën në Elbasan.

Ndërsa “gjelat”, sërish pa Mbappe dhe Pogba, do të luajnë edhe një herë në shtëpi, ndaj fqinjëve nga Andorra.

Shpërndaje
Share.

Komento