Foto+video/ Policia rreth “të pabindurit” me shkopa palme, ja si po i “sensibilizon” qeveria indianët për koronavirusin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Si pasojë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, 1.3 miliardë indianë duhet të qëndrojnë në shtëpi.

India në këtë mënyrë ka kaluar edhe Kinën, ku që prej janarit, 760 milion banorë në provincën e Hubeit u izoluan.

Të gjithë të pabindurit, të cilët kapen nga policia në rrugë, goditen me shkopa palme.

Pamjet e dhunës së policisë janë publikuar nga “Daily Mail”.

Prej ditësh në kryeqytetin Indian, New Delhi, rrugë dhe stacionet e trenave janë të boshatisur.

Deri më tani në Indi janë shënuar 500 raste me koronavirus, një numër i ulët në krahasim me vendet europiane.

Mirëpo kushtet e këqija të jetesës, varfëria, higjiena e ulët dhe një sistem shëndetësor jo i mirë, mund të bëjë që situata të dali jashtë kontrollit.

Sipas ekspertëve, brenda vitit në Indi mund të preken 500 milion njerëz, që do të thotë se në 12 muajt e ardhshëm mund të shënohen 1 milion viktima.

Në rang gloal ndërkohë, koronavirusi po rritet me ritme të frikshme, teksa ka kapur shifrën e 434.595 të prekurve, nga të cilët 111.853 janë të shëruar dhe 19.603 viktima.

Shpërndaje
Share.

Komento