Pa doreza dhe maskë/ Rama del për patrullim në Tiranë dhe i bërtet të moshuarës: Shko në shtëpi mos e zgjat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për të monituar zbatimin e rregullave ndaj COVID-19, kryeministri Edi Rama ka dalë vetë sot në rrugët e Tiranës.

Gjatë xhiros nëpër Tiranë, Rama ndalon njerëzit në rrugë dhe u thotë të ikin në shtëpi.

Në pamjet e publikuara nga “Faxweb”, kryeministri i kërkon llogari një të moshuare dhe e urdhëron që të shkojë shtëpi, ndërsa përdor edhe një ton të lartë.

Mirëpo ajo që bie në sy është fakti që shefi i qeverisë nuk ka as maskë, e as doreza, ndërsa nuk ruan as distancën me qytetarët.

Njëkohësisht edhe shoqëruesit e tij, pavarësisht se disa janë të pajisur me maskë, nuk ruajnë distancën as me të moshuarën dhe as me qytetarët e tjerë që Rama ndalon në rrugë.

Kryeministri nga njëra anë jep këshilla dhe urdhëra për qytetarët, por nga ana tjetër është vetë i pari që nuk i zbaton.

 

Me përditësimin e fundit, bilanci i COVID-19 në vendin tonë shkoi në 146 të prekur, nga të cilët 5 janë viktima dhe 17 të shëruar.

Në sptalin Infektiv janë shtruar 72 persona, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Autoritetet shëndetësore ndërkohë vijojnë me thirrjet për respektimin e higjienës, distancimit social dhe kufizimin e daljeve nga shtëpitë.

Shpërndaje
Share.

Komento