Arrestohet shqiptari në Itali, i vendosi thikën në fyt adoleshentit për 35 euro

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi kërcënoi me thikë një adoleshent dhe familjen e tij.

Ngjarja u regjistrua në zonën e Sansepolcros.

Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari kishte kërcënuar më shumë se një herë adoleshentin, për një shumë prej 35 eurosh, të cilën sipas shqiptarit ia kishte borxh.

Ai arriti deri në pikën sa i vuri thikën në fyt adoleshentit.

Gjithashtu ai kërcënoi me mjetin prerës edhe prindërit e italianit, në mënyrë që të heshtnin.

Këto të fundit bënë menjëherë denoncimin në polici dhe treguan ngjarjen para hetuesve.

Më pas karabinierët arrestuan shqiptarin, për të cilin gjykata e Arezzos vendosi “Arrest me burg”.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “vjedhje me dhunë”, “rrëmbim personi”, “armëmbajtje pa leje” dhe “kërcënime”.

Shpërndaje
Share.

Komento