Foto që po bën xhiron e rrjetit, shqiptarët ulen në lokal në mes të pandemisë pa maska e doreza

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërgjegjësimi i shqiptarëve për pasojat e koronavirusit vijon të jetë i ulët.

Pavarësisht masave të marr nga qeveria, ka akoma njerëz që e shfrytëzojnë orarin e kufizimit, për të shëtitur dhe jo për emergjenca.

Së fundmi në rrjet po qarkullon një foto, ku disa persona janë ulur në një tavolinë shumë afër njëri-tjetrit.

Përtej mosrespektimit të distancës, ata gjithashtu nuk kanë as doreza e as maska.

Ata ndoshta e kujtojnë si një ditë normale dhe presin që t’ju serviret kafeja.

Fotoja është realizuar ditët e fundit në vendin tonë, por nuk dihet se në cilin qytet, shkruan “Dosja.al”.

Bilanci i COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 146 të prekur, nga të cilët 17 të shëruar dhe 6 viktima.

Në përditësimit e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë u mësua se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 111 teste, nga të cilët 23 rezultuan pozitiv.

Në repartin e Infektivit janë shtruar 72 persona, ku 4 janë në gjendje të rëndë, 3 prej të cilëve ndodhen në intubim

Harta e qyteteve të prekur nga koronavirusi u zgjerua me Krujën, e cila regjistroi rastin e parë.

Autoritetet ndërkohë vijojnë me thirrjet për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit social dhe kufizimin e daljeve nga shtëpitë.

Shpërndaje
Share.

Komento