Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Foto/ Ja kush është 32-vjeçari që u vra mbrëmë në Durrës, me dy emra dhe baba i një fëmije të vogël

14:13 25/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Durrësi u trondit mbrëmë nga një ngjarje e rëndë, ku një 32-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri sapo ka qenë duke zbritur nga makina.

Edmir Begu ose Ilir Kuçi siç njihej ndryshe, ishte viktima e atentatit në qytetin bregdetar dhe sipas burimeve mediatike dyshohet se është eliminuar për prishje të pazareve të drogës.

Burime bëjnë me dije se ai ishte me origjinë nga Hasi dhe jetonte në Durrës, teksa kishte precedentë penalë, pasi në vitin 2011 ishte dënuar për kanosje, kurse në Itali ishte dënuar për trafik droge.

Atentatorët kanë përdorur një mjet me ngjyrë të zezë dhe qitësi ka qëlluar nga sedilja e pasme. Begu sapo ka parkuar automjetin e tij, është qëlluar me breshëri automatiku nga autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi.

Nga ana tjetër, viktima ishte një familjar, pasi ishte baba i një fëmije, por rezulton se ishte i papunë. Dëshmitarët okularë, për shkak të kushteve atmosferike, nuk kanë fiksuar dot targën e mjetit dhe autorët, por policia ka sekuestruar kamerat përreth për të bërë të mundur identifikimin e vrasësve të 32-vjeçarit.

Hetimet

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me në krye shefin e Përgjithshëm të Krimeve, Tonin Vocajn, për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Policia mblodhi çdo provë të mundshme në vendin e ngjarjes, që mendojnë se do ta ndihmojë për të hedhur më shumë dritë rreth këtij atentati, ndërsa hetimet po shtrihen në disa pista. Një nga pistat kryesore ku është fokusuar grupi i hetimit është e shkuara e 32- vjeçarit, i cili disa vite të jetës së tij i ka kaluar jashtë vendit. Për shkak të problemeve në shtetin fqinj, 32-vjeçari ka ndërruar edhe emrin. Policia po i mbështet hetimet te problemet që ai ka pasur jashtë vendit, por gjithashtu po verifikohen edhe konflikte të kohëve të fundit që ai mund të ketë pasur me persona të tjerë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: vrases

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Prokuroria kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën, u kap me pistoletë dhe 100 mijë euro pranë selisë së PS-së

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English